Divorci i vitit/ Nis seanca gjyqësore për Princ Lekën dhe Elia Zaharian

Po mbahet në gjykatën civile seanca gjyqsore për Princ Lekën dhe aktoren Elia Zaharian të cilët kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë. As Princi dhe as Elia nuk janë paraqitur në seancë e cila po ndiqet nga avokatët përkatës. Procesi i divorcit të çiftit është shoqëruar me bujë të madhe. Pas një sherri të dhunshëm që […]

Mars 21, 2024 - 13:30
 0
Divorci i vitit/ Nis seanca gjyqësore për Princ Lekën dhe Elia Zaharian
Reklamë
Reklamë

Po mbahet në gjykatën civile seanca gjyqsore për Princ Lekën dhe aktoren Elia Zaharian të cilët kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë. As Princi dhe as Elia nuk janë paraqitur në seancë e cila po ndiqet nga avokatët përkatës.

Procesi i divorcit të çiftit është shoqëruar me bujë të madhe. Pas një sherri të dhunshëm që agravoi dhe në përplasje fizike, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë urdhër mbrojtje për njeri-tjetrin.

Kujtojmë se Princ Leka denoncoi në polici më 6 mars babin e Elias, Gjergj Zaharian me akuzën se e ka dhunuar dhe e ka goditur me sende të forta. Nga ana tjetër edhe Gjergji bërë një denoncim me të njëjtën akuzë për Princin, duke mohuar deklaratat e këtij të fundit.

Reklamë
Reklamë

Video e xhiruara nga Princ Leka është bërë pikërisht pas këtij konflikt. Elia dëgjohet duke akuzuar e agravuar Princin se i ka dhunuar të atin 73-vjeçar.

Pas divorcit që vjen pas 7 vitesh martesë dhe rreth 15 vitesh lidhje dashurie, Princ Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi, 26-vjeçarja nga Poliçani.

Dyshja nuk i fshihet më kamerave dhe daljeve publike. Ata janë shfaqur disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit të kapur dorë për dorë. Gjithashtu edhe në rrjetet sociale Princ Leka dhe Blerta shfaqin qartë që kalojnë mjaft kohë me njëri-tjetrin.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.