“Djalë i mrekullueshëm!” Ish-trajneri i 19-vjeçarit që u vra në Fier prek me dedikimin: Rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier ditën e djeshme, ku 19-vjeçari Grei Bihuci u vra me thikë pas një sherri të nisur në rrjetet sociale. I riu ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Pasditeve ai punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku […]

Mars 12, 2024 - 10:45
 0
“Djalë i mrekullueshëm!” Ish-trajneri i 19-vjeçarit që u vra në Fier prek me dedikimin: Rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri
Reklamë
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Fier ditën e djeshme, ku 19-vjeçari Grei Bihuci u vra me thikë pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

I riu ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Pasditeve ai punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.

Më parë 19-vjeçari kishte qenë edhe futbollist me moshat e reja të klubit dhe ish-trajneri i tij Blendi Vashaku ka prekur me dedikimin e tij për 19-vjeçarin, duke kujtuar stërvitjet që kishin pasur tek Apolonia ku i riu luante si portier.

Reklamë
Reklamë

Postimi ish-trajnerit:

“Grei qofsh banor i xhenetit!

‘Presor e bëra gabim, a ta përsëris edhe njëherë?

Përsërite Grei

Këto ishin fjalët që më ngelën në kujtimet e mia kur u stërvisnim bashkë tek Apolonia, djalë i mrekullueshëm rrezatonte vetëm mirësi dhe dashuri. Buzëqeshja që na dhuroje çdo ditë dhe sot nuk do e shikojmë më, na dhemb, e lus Zotin të të bëjë banor të xhenetit”. 

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.