Dominim i kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash, temperatura deri 32 gradë, moti për sot

Europa Juglindore dhe Perëndimore do të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do ti ketë vranësirat më të shpeshta si pasojë e zhillimit të ciklonit të Islandës. Parashikohet që Europa Veriore dhe Lindore të mbizotërohen nga rrebeshet e shiut ku herë pas […]

Tetor 4, 2023 - 09:05
 0
Dominim i kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash, temperatura deri 32 gradë, moti për sot
Reklamë
Reklamë

Europa Juglindore dhe Perëndimore do të jenë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do ti ketë vranësirat më të shpeshta si pasojë e zhillimit të ciklonit të Islandës. Parashikohet që Europa Veriore dhe Lindore të mbizotërohen nga rrebeshet e shiut ku herë pas here do të ketë edhe stuhi të përkohëshme ere, të cilat më të dukshme pritet të jenë në Rajonin e Balltikut. Gjithashtu me rrebeshe shiu paraqiten Alpet e Europës.

Kosova

Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa në zonat Veriore do të ketë kalime të përkohëshme të vranësirave. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin në të gjithë republikën e Kosovës, vranësira të shpeshta por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C deri në 27°C.

Reklamë
Reklamë

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Ballkanin Jugor do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë që paraditja të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në të gjithë Maqedonine, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do të vijojë mesataregjatë gjithë ditës duke arritur shpejtesinë mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.

Shqipëria

Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash. Pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat veriore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu në ekstremin Verior.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mengjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.