“Dominim i lartë i Covid-it”, Ulqinaku: Duhet të shqetësohemi nga gripi, mbani kontakte me mjekun e familjes

“Javët e fundit ka qene Covidi më dominant se gripi”, ka deklaruar mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku në “Special Report”. Megjithatë, ai ka theksuar se të gjithë duhet të bëjnë kujdes nga gripi, pasi ka disa lloje virusesh në qarkullim. Sakaq, Ulqinaku thënë se duhet të mbetemi në kontakt me mjekun e familjes pasi ai di historinë […]

Janar 11, 2024 - 19:19
 0
“Dominim i lartë i Covid-it”, Ulqinaku: Duhet të shqetësohemi nga gripi, mbani kontakte me mjekun e familjes
Reklamë
Reklamë

“Javët e fundit ka qene Covidi më dominant se gripi”, ka deklaruar mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku në “Special Report”.

Megjithatë, ai ka theksuar se të gjithë duhet të bëjnë kujdes nga gripi, pasi ka disa lloje virusesh në qarkullim.

Sakaq, Ulqinaku thënë se duhet të mbetemi në kontakt me mjekun e familjes pasi ai di historinë dhe shenjat tuaja.

Reklamë
Reklamë

“Kemi një specifik të rasteve me Covid dhe rasteve me grip. Ka raste që janë dhe të dyja njëkohësisht. Ka shumë mutacione në qarkullim, por nuk ka një mutacion të përbashkët.

Mbasi kalon një infeksion me Covid, imuniteti është shumë i lodhur dhe mund të kalosh gripin.

Për fat të mirë, simptomat e fundit e Covid janë të lehta, karakterizohet nga një temperaturë dhe një kollë, edhe largohet brenda pesë ditësh.

Duhet të shqetësohemi nga gripi. Duhet të jemi të kujdesshëm në rast se ka disa lloj virusesh në qarkullim.

Duhet të mbetemi në kontakt me mjekun e familjes se ai i di shumë mirë historinë tënde, shenjat dhe këshillat që mund të japi. Gjithashtu nuk duhen lënë pas dore dhe higjiena apo kujdes të caktuar.”

Sa i përket rikthimit të maskave në Spanjë, Ulqinaku u shpreh se duhen përdorur çdo ditë.

“Jo maska nuk është masë, është një maskë mbrojtëse, nuk është shtrënguese. Në qendrat spitalore duhet të jetë e detyrueshme dhe kushtet që të vizitosh pa maskë si nga pacienti dhe nga mjeku nuk është normale. Maska duhet të jetë e vendosur”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.