Dosja e SPAK/ Zbulohen bisedat e ish-shefit të Komisariatit me Pëllumb Gjokën: “E bëra për ty, nuk më ngrenë ato 1500 euro”

Zbardhen te tjera detaje nga dosja e SPAK për megaoperacionin “Metamorfoza”, në sajë të të cilit u lëshuan 15 urdhër arreste. Mes të arrestuarve për operacionin Metamorfoza është edhe Oltion Bistri, polic me një karrierë të gjatë, që në vitin 2020 ishte shef i komisariatit nr.2 në Tiranë. Pikërisht në zonën e tij, biznesmeni Pëllumb […]

Gusht 5, 2023 - 15:29
 0
Dosja e SPAK/ Zbulohen bisedat e ish-shefit të Komisariatit me Pëllumb Gjokën: “E bëra për ty, nuk më ngrenë ato 1500 euro”
Reklamë
Reklamë

Dosja e SPAK/ Zbulohen bisedat e ish-shefit të Komisariatit me Pëllumb Gjokën: “E bëra për ty, nuk më ngrenë ato 1500 euro”

Zbardhen te tjera detaje nga dosja e SPAK për megaoperacionin “Metamorfoza”, në sajë të të cilit u lëshuan 15 urdhër arreste. Mes të arrestuarve për operacionin Metamorfoza është edhe Oltion Bistri, polic me një karrierë të gjatë, që në vitin 2020 ishte shef i komisariatit nr.2 në Tiranë. Pikërisht në zonën e tij, biznesmeni Pëllumb Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK ishte ankuar vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi.

Por Oltion Bistri si shef i komisariatit, refuzonte ta mbyllte kazinonë, “jo për 1500 eurot” që i përmend Pëllumb Gjokës, por për hir të fjalës që kishte dhënë. Në përgjimet e SPAK del disa herë emri “Rebani”, me të cilin Bistri thotë se komunikon vazhdimisht për çështjen e kazinosë, madje edhe për një “Ardi”, tjetër polic që përmendet në komunikimet mes tij dhe Pëllumb Gjokës.

Sipas asaj që ish shefi i Komisariatit nr.2 Oltion Bistri i thotë pronarit të kazinosë, Pëllumb Gjokës, “ka frikë rebaniu se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb”, apo “ik fli tani apo ke puntorë brenda? Kush është klienti më i fortë? I ke marrë ndonjë tajvanit? Ty të duhen me lek, jo ata që s’i lënë andej. Ata që si lënë janë të mbaruar. Prit një herë të mbarojë aksioni. Unë e bëra për ty këtë se smë ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër. Se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë ti lutem rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frikë” i shkruan Bistri Pëllumb Gjokës.

Reklamë
Reklamë

Në datën 20 shkurt të vitit 2020, në një bisedë të përgjuar Bistri i shkruan Pëllumb Gjokës: “tani do fillojë për pak, ik futu gjëkundi se s’i dihet, mos rri në qarkullim dhe fike telefonin. po kot mos si dihet. se di. akoma sna i kanë sjellë emrat dhe vendet. Dr tha do e heq pikën nga lista. jo e din rebua vete ska nevojë”

Në atë kohë Rebani Jaupi ishte Drejtor i Policisë së Tiranës dhe informacionet që vinin për Pëllumb Gjokën kanë të bëjnë me një operacion të quajtur “Fati i lojrave”. Duket se Bistri sugjeron se Drejtori i policisë do ta heqë pikën e Pëllumb Gjokës nga lista e kontrolleve për lojerat e paligjshme të fatit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Reklamë
Reklamë