Dosja “Partizani”- GJKKO vendos sot për lirinë ose jo të Berishës dhe Malltezit

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbahet në orën 15:00 seanca gjyqësore, në të cilën pritet të vendoset nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi do të fitojnë lirinë ose jo. Në tri seancat e fundit, nuk është mundur që të merret një vendim i tillë, duke u […]

Mars 12, 2024 - 10:45
 0
Dosja “Partizani”- GJKKO vendos sot për lirinë ose jo të Berishës dhe Malltezit
Reklamë
Reklamë

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të mbahet në orën 15:00 seanca gjyqësore, në të cilën pritet të vendoset nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi do të fitojnë lirinë ose jo.

Në tri seancat e fundit, nuk është mundur që të merret një vendim i tillë, duke u shtyrë herë nga Prokuroria e herë nga pala mbrojtëse, e  cila në seancën e fundit kërkoi përjashtimi e gjyqtares, Irena Gjoka.

Berisha e Malltezi kërkojnë heqjen e masës së sigurisë “Arrest shtëpie”.

Reklamë
Reklamë

Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg.

Ndërsa Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie, pasi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.