Dreka e Pashkës , Veliaj në Shkozë: Të jemi më solidarë e të mos pengojmë njëri-tjetrin
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën e Pashkës për njerëzit në nevojë në Qendrën Komunitare në Shkozë. “Sot është ditë jo vetëm e Pashkës, por sot është dita e Dëshmorëve. Kur kujtoj se ka pasur njerëz që e kanë dashur kaq shumë këtë vend sa kanë dhënë jetën e tyre, sot ne […]
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën e Pashkës për njerëzit në nevojë në Qendrën Komunitare në Shkozë.
“Sot është ditë jo vetëm e Pashkës, por sot është dita e Dëshmorëve. Kur kujtoj se ka pasur njerëz që e kanë dashur kaq shumë këtë vend sa kanë dhënë jetën e tyre, sot ne nuk na kërkohet kjo sakrificë. Sot na kërkohet vetëm mos ta pengojmë njëri-tjetrin, mos ta pengojmë Tiranën, mos t’i vëmë stërkëmbëshin çdo pune të mirë. Mos të shajmë çdo gjë të bukur që bëhet”, tha Veliaj.
Vetëm duke punuar mund të bëhen punë të mrekullueshme në kryeqytet u shpreh Veliaj.
“Vetëm duke punuar mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Tirana ka pasur nevojë edhe me përpara, siç ka pasur bashki përpara, siç ka pasur qeveri përpara. Por nuk i vajti mendja njeriu që të bënte qendra sociale dhe të siguroheshim që ne, mbi të gjitha, të kurojmë zemrën tonë më shumë se stomakun tonë. Ne na duhet të vijojmë të rrimë bashkë, jo vetëm sot që është Pashkë, jo vetëm që është 5 Maji. Ajo që na mëson edhe festa e Pashkës, nuk ka rëndësi besimi fetar që kemi, por parimet hyjnore janë të njëjta kudo: Dashuria e mban botën në këmbë”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se Bashkia e Tiranës do të ketë gjithmonë në vëmendje shtresat në nevojë përgjatë gjithë vitit, jo vetëm në festa të caktuara.
What's Your Reaction?