Drogë dhe vjedhje në banesa, arrestohet 41-vjeçari, nën hetim motra dhe vëllai

Policia e Shtetit njofton se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Kompleks”, i zhvilluar nga Stacioni i Policisë Rrogozhinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan. Operacioni, për parandalimin e vjedhjes së pronës dhe për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës. Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga […]

Gusht 5, 2023 - 15:29
 0
Drogë dhe vjedhje në banesa, arrestohet 41-vjeçari, nën hetim motra dhe vëllai
Reklamë
Reklamë

Policia e Shtetit njofton se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Kompleks”, i zhvilluar nga Stacioni i Policisë Rrogozhinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan. Operacioni, për parandalimin e vjedhjes së pronës dhe për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës.

Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga një 41-vjeçar nga Elbasani, i identifikuar si Gjergji Sina, i cili akuzohet për kultivim kanabisi dhe si autor i disa vjedhjeve në banesa të ndryshme në qytetin e Rrogozhinës. Ndërkohë, blutë njoftojnë gjithashtu se, kanë nisur hetimet edhe për motrën dhe vëllain e tij.

“Koordinimi i veprimeve ndërmjet Policisë së Rrogozhinës dhe asaj të Elbasanit, çoi në pranga një 41-vjeçar nga Elbasani, i cili u kap në flagrancë në Rrogozhinë, duke vjedhur një shumë parash, në një dyqan veglash pune.

Reklamë
Reklamë

Operacioni ka vijuar në Elbasan dhe si rezultat, në banesën e 41-vjeçarit, Policia e Elbasanit gjeti dhe sekuestroi 2.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, fara të kësaj bime, fishekë luftarak dhe një shumë parash të përfituar në mënyrë të kundërligjshme, si dhe asgjësoi disa bimë narkotike që u gjetën të kultivuara përreth kësaj banese në fshatin Bizhutë, njësia administrative Papër, Elbasan.

Ndërkaq, mbi dyshime për implikim në kultivimin e bimëve narkotike, u proceduan penalisht nga Policia e Elbasanit, vëllai dhe motra e 41-vjeçarit, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër (lidhje shoqërore e 41-vjeçarit).

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e vjedhjes së pronës, bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë së Elbasanit dhe asaj të Rrogozhinës, për një shtetas që dyshohej se merrej me narkotikë dhe ishte larguar nga Elbasani, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kompleks”.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia e Rrogozhinës arrestoi në flagrancë shtetasin Gj. S., 41 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas u kap në flagrance në lagjen nr.1, në Rrogozhinë, në një dyqan, duke vjedhur materiale ndërtimi dhe një shumë parash (200 000 lekë).

Operacioni ka vijuar në Elbasan, në fshatin Bizhutë, njësia administrative Papër, ku Policia e Elbasanit kishte marrë informacion më parë se 41-vjeçari merrej me kultivim dhe prodhim të narkotikëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, rreth 2.8 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, dhjetëra fara të bimës narkotike cannabis sativa, fishekë luftarak dhe mbi 53 000 lekë të valutave të ndryshme, të dyshuar të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Gjithashtu, përreth banesës së 41-vjeçarit, u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike. Mbi dyshime për bashkëpunim me shtetasin Gj. S., për kultivimin e këtyre bimëve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. S., 50 vjeç dhe T. S., 32 vjeçe (vëllai dhe motra e shtetasit Gj. S.), si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. Sh., 24 vjeç (lidhje miqësore e shtetasit Gj. S.). Policia vijon punën për kapjen e 24-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”

Njoftimi i Policisë së Shtetit

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.