Dy viktima brenda një familje, përcillen sot për në banesën e fundit dy vëllezërit Cami

Lulzim Cami 68-vjeç dhe Vehap Cami 63-vjeç do të përcillen sot për në banesën e fundit. Ata mbetën viktimë e të shtënave me

Janar 5, 2024 - 11:02
 0
Dy viktima brenda një familje, përcillen sot për në banesën e fundit dy vëllezërit Cami
Reklamë
Reklamë

Lulzim Cami 68-vjeç dhe Vehap Cami 63-vjeç do të përcillen sot për në banesën e fundit. Ata mbetën viktimë e të shtënave me armë ku njëri nga vëllezërit qëlloi tjetrin e më pas veten.

Më konkretisht, ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku Vehap Cami, pasi i shkoi në banesë vëllait në zonën e Freskut, e qëlloi për vdekje atë e më pas veten.

Trupat e pajetë u gjetën nga familjarët e Lulzimit, i cili në datën 3 janar kishte festuar edhe ditëlindjen. Nga të shtënat me armë, fatmirësisht nuk u lëndua asnjë pjestar tjetër i familjes.

Reklamë
Reklamë

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur për shkak të konfliktit që dy vëllezërit kishin prej vitesh për pronat në Bulqizë.

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka arritur të sigurojë edhe foton e njërit prej vëllezërve që mbeti viktimë, Lulzim Camit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.