“E ka blerë me para një narkotrafikant”, Xhensila Myrtezaj i kthehet Cllevios: Po shfrytëzon momentin delikat

Ditët e fundit këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë qenë kryefjala e mediave rozë. Marrëdhënia e tyre po përflitet se po shkon drejt fundit, ku edhe kanë nisur procedurat e divorcit. Ajo që i shtoi edhe më shumë dyshimet është se të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, si dhe nuk […]

Shkurt 2, 2024 - 22:37
 0
“E ka blerë me para një narkotrafikant”, Xhensila Myrtezaj i kthehet Cllevios: Po shfrytëzon momentin delikat
Reklamë
Reklamë

Ditët e fundit këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë qenë kryefjala e mediave rozë.

Marrëdhënia e tyre po përflitet se po shkon drejt fundit, ku edhe kanë nisur procedurat e divorcit. Ajo që i shtoi edhe më shumë dyshimet është se të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, si dhe nuk janë parë prej kohësh të shoqëruar së bashku. Çifti po ashtu kanë fshirë edhe të gjitha fotot që kanë pasur në Instagram.

Por sëfundmi, në një live në Tik Tok reperi Cllevio ka thënë se Xhensilën e ka blerë me para një personazh i kartelit të drogës.

Reklamë
Reklamë

Për këto akuza, reagoi vetë këngëtarja, e cila ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Cllevios dhe ka paralajmëruar se do ndërmarrë hapa ligjorë.

Sapo më nisën një video që një monstër Tik-Toku me fantazinë më të shthurrur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk i njoh, e as emrin s’ja u kam dëgjuar kurrë. Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurrur intriga dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje”, shkruan këngëtarja.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.