E-maili që ngriti në këmbë ambasadat për ndërhyrjen në të dhënat e TIMS

Drejtuesi i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça është lënë nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për ndërhyrjen në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit. Gazetari Eni Ferhati tha se Ervin Muça ishte emëruar në këtë detyrë në 25 qershor të vitit të shkuar, në kohën kur […]

Prill 10, 2024 - 22:55
 0
E-maili që ngriti në këmbë ambasadat për ndërhyrjen në të dhënat e TIMS
Reklamë
Reklamë

Drejtuesi i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça është lënë nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për ndërhyrjen në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit.

Gazetari Eni Ferhati tha se Ervin Muça ishte emëruar në këtë detyrë në 25 qershor të vitit të shkuar, në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi, në bazë të ligjit për shërbime të veçanta, pasi është marrë nga policia nga jashtë strukturës.

Ferhati tregoi se në 2 gusht të vitit të shkuar, ai ka qenë ndër gazetarët që ka marrë një email nga një grup punonjësish të drejtorisë së teknologjisë në policinë e shtetit, ku lajmëroheshin edhe drejtori i policisë së shtetit, kreu i SPAK, i AMP por edhe ambasadat e huaja në vend, në lidhje me një tentativë që kishte nisur atë pasdite dhe vijonte me vjedhjen e të dhënave sekrete të sistemit TIMS.

Reklamë
Reklamë

“Ervin Muça vinte nga një e kaluar jo shumë pozitive në lidhje me figurën e tij; në 2022 ishte hetuar për një tjetër skandal në Tatime lidhur me rrjedhjen e pagave, ku punonjës të tij i kishin nxjerrë në këmbim të pagesave. Në atë kohë u hetua në gjendje të lirë.

Mesnatën e 2 gushtit, rreth orës 23:00 unë kam qenë ndër gazetarët që kam marrë një emali nga një grup punonjësish të drejtorisë së teknologjisë në policinë e shtetit. Ishte një email alertues ku lajmëroheshin edhe drejtori i policë së shtetit, kreu i SPAK, i AMP por edhe ambasadat e huaja në vend në lidhje me një tentativë që kishte nisur atë pasdite dhe vijonte me vjedhjen e të dhënave sekrete të sistemit TIMS. AMP në 3 gusht ka nisur veprimet e para hetimore. Këta punonjës të drejtorisë së teknologjisë së informacionit në policinë e shtetit duhen përgëzuar pasi nuk kanë renë pre e drejtuesit të lartë Ervin Muça”, tha Ferhati.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.