“E neveritshme”, shpërthejnë polemikat në Itali, Eros Ramazzotti puth në buzë vajzën gjatë koncertit

Së fundmi në Itali kanë shpërthyer polemikat pas një veprimi që këngëtari i njohur Eros Ramazzotti ka bërë gjatë një koncerti në skenën e Teatrit Antik të Taorminas. Ai ka qenë duke performuar një nga këngët e tij më të suksesshme, pikërisht atë kushtuar të bijës, Aurora, e cila ka ardhur në jetë nga martesa […]

Gusht 8, 2023 - 11:05
 0
Reklamë
Reklamë

Së fundmi në Itali kanë shpërthyer polemikat pas një veprimi që këngëtari i njohur Eros Ramazzotti ka bërë gjatë një koncerti në skenën e Teatrit Antik të Taorminas.

Ai ka qenë duke performuar një nga këngët e tij më të suksesshme, pikërisht atë kushtuar të bijës, Aurora, e cila ka ardhur në jetë nga martesa e tij me yllin e televizionit italian, Michelle Hunziker.

Por, deri këtu nuk ka asgjë anormale. Gjithçka nisi të marrë vëmendjen e mediave dhe të vetë fansave të këngëtarit, kur ky i fundit, gjatë koncertit, teksa këndonte së bashku me të bijën këngën kushtuar asaj, në një moment e puth në buzë.

Reklamë
Reklamë

Një gjest që ka revoltuar në masë të pranishmit jo vetëm në koncert, por edhe përdoruesit e rrjeteve sociale.

“Nuk është normale ta puthësh vajzën në buzë, sidomos në moshë të madhe”, shkruan dikush.

Një tjetër thotë se:

“Puthjet në buzë mes prindit dhe fëmijës janë një “JO” e madhe”, ndërsa shumë komentues janë shprehur se kjo është e neveritshme.

Kujtojmë se, 26-vjeçarja u bë mama për herë të parë para disa muajsh, por pavarësisht këtij stadi të ri, ajo vazhdon të shoqërojë të atin nëpër koncerte.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.