E përmendi në këngën e tij më të re, Sara Hoxha ‘thumbon’ Ledrin: Disa po m’pyesin kur po ndahemi…!

Në një kohën kur i gjithë rrjeti po flet për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës, ky i fundit duket se ka në fokus vetëm produktivitetin dhe karriera e tij. Së fundi, këngëtari ka publikuar këngën e tij më të re, në rreshtat e së cilës flet edhe për Sara Hoxhën. […]

Nëntor 9, 2023 - 17:45
 0
E përmendi në këngën e tij më të re, Sara Hoxha ‘thumbon’ Ledrin: Disa po m’pyesin kur po ndahemi…!
Reklamë
Reklamë

Në një kohën kur i gjithë rrjeti po flet për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës, ky i fundit duket se ka në fokus vetëm produktivitetin dhe karriera e tij. Së fundi, këngëtari ka publikuar këngën e tij më të re, në rreshtat e së cilës flet edhe për Sara Hoxhën.

Në videoklipin e këngës “Paranormal”, artisti shihet i veshur me të zeza, ndërsa Sara nuk e ka lënë me kaq.

Teksa postoi në InstaStory një foto e veshur me të zeza, influencerja ka “thumbuar” hapur partnerin duke thënë që e zeza nuk është ngjyra e mërzisë, por poetike.

Reklamë
Reklamë

“E zeza nuk është mërzitshme, është poetike”, ka shkruar Sara krahas fotos.

Ndonëse prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, megjithëse ishte menaxheri i këngëtarit që tregoi se Ledri dhe Sara janë ndarë.

Pas konfirmimit të lajmit së fundi influencerja së bashku me vajzën e tyre, Poem Blu janë larguar nga  Shqipëria.

Publiku filloi të aludojë që marrëdhënia e çiftit është në krizë që pas pjesëmarrjes së Sarës në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan një rol dhe parakaloi e vetme ne tapetin e kuq, ndërsa partneri i saj nuk e mbeshteti atë as fizikisht dhe as përmes një postimi në rrjetet sociale.

Megjithatë akoma nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur që dyshja të përfundojnë lidhjen e tyre disa vjeçare.

Pjesë nga teksti:

“Do po m’vesin kur o dasma,

e do po m’presin kur po dana?

Ku’ ku’ ku’ ku’

Ku po shkon pa mu?!

Tutna ma fut bllok

me ta komentu”, thuhet në këngën e fundit të Ledrit.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.