E rëndë/ Nëna ‘mostër’ nxjerr në shitje vajzën e mitur për 500 euro dhe më pas e braktis
Një nënë është akuzuar se ka tentuar të shesë vajzën e saj 18 muajshe për 500 dollarë në fillim të këtij muaji. Jessica Woods u pa duke u sorrollatur rreth një biznesi me fëmijën e saj të vogël në Palatka, Florida. Një punonjës i biznesit iu afrua nënës 33-vjeçare për t’i ofruar ndihmë, por Woods […]
Një nënë është akuzuar se ka tentuar të shesë vajzën e saj 18 muajshe për 500 dollarë në fillim të këtij muaji. Jessica Woods u pa duke u sorrollatur rreth një biznesi me fëmijën e saj të vogël në Palatka, Florida. Një punonjës i biznesit iu afrua nënës 33-vjeçare për t’i ofruar ndihmë, por Woods më pas e pyeti nëse donte të blinte fëmijën e saj.
Woods dhe fëmija ishin parë përreth zonës për disa ditë përpara se qytetari t’i afrohej. Qytetarja anonime ishte punonjëse e biznesit dhe njihte Woods-in vetëm sepse kishte frekuentuar zonë
Sipas policisë kur personi refuzoi të blinte fëmijën, Woods u largua duke lënë pas vajzën e saj. Qytetari e dërgoi fëmijën në departamentin e policisë dhe informoi oficerët për komentet e pretenduara të Woods.
“Oficerët e Policisë së Palatkës me ndihmën e Avokatit të Viktimave të Departamentit ofruan kujdes për fëmijën derisa Departamenti i Fëmijëve dhe Familjeve u përgjigj dhe mori kujdestarinë e saj”, tha policia.
Fëmija i vogël është vendosur që atëherë në kujdestari dhe Woods u arrestua më 7 mars. Ajo u akuzua për abuzim të rëndë të fëmijëve, neglizhencë të fëmijëve dhe braktisje të një fëmije.
What's Your Reaction?