“E shtuna e zezë” në Fier, makina përfundon në kanal, shoferi niset me urgjencë në spital
E shtuna e aksidenteve në Fier. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në vendin e
E shtuna e aksidenteve në Fier. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës në vendin e quajtur “ Ura e Bacinozit” në aksin Fier- Seman.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe policia, ndërsa informacionet paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit është plagosur dhe është dërguar urgjentisht drejt Spitalit Rajonal të Fierit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë.
Ndërkohë që më herët u regjistrua një tjetër aksident në fshatit Portëz i Fierit, ku përplasja e fortë bëri që dy automjete të përfundojne në një kanal anës rrugës. Për pasojë një prej shoferëve mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Më herët një tjetër aksident u regjestrua në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim. Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke lënë të plagosur dy drejtuesit, të cilët u transportuan menjëherë drejt spitalit rajonal.
Ndërkohë gjatë paradites u shënua edhe një aksident tjetër. Një automjet i tipit “BMW” i ka ndërprerë rrugën një furgoni mallrash, teksa ka qenë duke dalë nga një biznes në anë të rrugës në aksin Fiershegan – Lushnjë, pranë fshatit Barbullinje.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit./vizionplus.tv
What's Your Reaction?