Edhe Osman Mula i zhgënjyer nga Berisha: Jemi të braktisur doktor, si do vimë në pushtet?
Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe artisti Osman Mula ka shprehur kritikat e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas mbledhjes, Mula i është drejtuar me një letër Berishës, ku ndër të tjera i thotë se “jemi të braktisur”. Sipas Mulës, Berisha duhet të dalë dhe t’u thotë demokratëve se cili është projekti i ri ardhjes në […]
Anëtari i Këshillit Kombëtar dhe artisti Osman Mula ka shprehur kritikat e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas mbledhjes, Mula i është drejtuar me një letër Berishës, ku ndër të tjera i thotë se “jemi të braktisur”.
Sipas Mulës, Berisha duhet të dalë dhe t’u thotë demokratëve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet.
Po ashtu artisi sugjeron Berishën që të ndërtohet një senat me njerëz të zotë, intelektualë, pedagogë dhe juristë.
E majta i ka te gjithë institucionet, të gjitha pushtetet bile dhe një pjese të PD të organizuar me të gjithë data-bazat bile dhe tonin e dimë se sa luge kemi ne shtëpi. Tani Edi e sheh veten si udhëheqës global, sheh ëndrra si Caplini ne rolin e Hitlerit që sillte nëpër këmbë globin botëror.
Çfarë presim? Gjithçka na staniacion. Japim deklarata, flasim ne parlament na thonë mbylleni jeni non-grada etj.
Ne sot jemi të braktisur doktor. Dilni dhe thojini demokrateve se cili është projekti i ri ardhjes në pushtet, cili do jete emri, bashkëbisedimi si Foltorja pasi seriali i dyte pas foltores ishte i dobët doktor.
Po të jap një sugjerim doktor meqë jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Ndërto një senat me njerëz të zotë. Me intelektual akademik historian juristë, psikolog, se këta nuk futen për interesa vetjake për t’u bërë deputet”, eshte shprehur Mula.
What's Your Reaction?