Edi Rama foli qartë, shqip dhe prerë

Nga Artur Ajazi Kryeministri Rama, ka mbajtur para ministrave dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, fjalimin e tij programatik mbi “Shqipërinë e vitit 2030”. Në fjalën e tij kryeministri foli hapur, qartë, foli shqip dhe prerazi, për atë që ka arritur deri sot qeverisja e tij, kryesisht në luftën ndaj korrupsionit, dhe projektet qeverisëse për […]

Maj 7, 2024 - 12:40
 0
Edi Rama foli qartë, shqip dhe prerë
Reklamë
Reklamë

Nga Artur Ajazi

Kryeministri Rama, ka mbajtur para ministrave dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, fjalimin e tij programatik mbi “Shqipërinë e vitit 2030”. Në fjalën e tij kryeministri foli hapur, qartë, foli shqip dhe prerazi, për atë që ka arritur deri sot qeverisja e tij, kryesisht në luftën ndaj korrupsionit, dhe projektet qeverisëse për të ardhmen. Ai foli “pa doreza” mbi luftën dhe betejën më të ashpër që Partia Socialiste dhe qeverisja e tij, kanë me korrupsionin, duke u deklaruar edhe njëherë të pranishmëve se “ai që zbulohet, arrestohet, hetohet, dhe gjykohet për afera korrupsioni, dhe që ka ngjyer duart me paratë e atyre që na kanë votuar, mbrojtje nga unë, dhe nga ne, nuk ka, ai dhe ata do të mbeten objekti i punës së drejtësisë së re”.

Duke u rikthyer në kohë, kryeministri Rama tha se “ka ikur koha e mburojës politike, iku koha e atyre që drejtësinë e bënë paçavure, dhe që e përdorën atë për të përmbushur qëllimet e tyre të zeza”. Lufta ndaj korrupsionit, arritjet e deritanishme, ndoshta ishin dhe mbeten shkaqet kryesore të reagimit pozitiv të Bashkimit Europian lidhur me hapjen e negociatave me Shqipërinë. Me reformën në drejtësi, në Shqipëri u rrëzua “muri i pandëshkueshmërisë”-tha Rama, duke vlerësuar arritjet e sukseset e goditjeve të SPAK-ut. Më tej Edi Rama,u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke thënë se reforma në drejtësi u realizua falë vendosmërisë së PS dhe kështu rrëzuam ‘monumentin’ e pandëshkueshmërisë.

Reklamë
Reklamë

“Pa forcën udhëheqëse, guximin dhe vendosmërinë e PS në 10 vite sot nuk do kishte rilindur besimi i shqiptarëve të drejtësia. Nuk do e shihnim, rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të trashëgimisë sonë, monumentin të kulturës së pandëshkueshmërisë”. Edi Rama, foli jo vetëm për ministrat dhe deputetët e tij, nuk foli as për kryetarët e bashkive dhe drejtorët, por edhe për ata që “majë ballkonit flasin, akuzojnë dhe mallkojnë drejtësinë e re”. Ai foli edhe për ata që janë hetuar dhe arrestuar, duke i quajtur “objekt i punës së SPAK-ut, dhe aspak i punës së strukturave tona qeverisëse dhe partiake”. Duke u rikthyer shpesh në vite, Edi Rama tha se “kemi bërë atë që duhet të bënim dhe duhet të bënte Partia socialiste, si e vetmja forcë politike në këtë vend që bën përmbysje të mëdha, dhe arrin objektivat që i vë vehtes”.

Edi Rama, foli hapur dhe qartë për të vetët, por edhe për skeptikët dhe ata që i bien “tam-tameve” poshtë ballkonit , apo para sheshit të bashkisë, duke u kujtuar atyre se, “koha kur merrej dhe nëpërkëmbej drejtësia ka mbaruar, koha kur ministrat vidhnin, blinin vila dhe pallate me para korrupsioni, dhe pastaj rrinin të qetë për të gëzuar milionat, sepse kishin mburojë politike, ka perënduar përgjithmonë”. Për Edi Ramën, “Shqipëria e 2030”, mbetet sfida më e madhe dhe objektivi kryesor i qeverisjes së tij, si një nga synimet madhore të cilat lidhen pikësëpari me anëtarësimin e vendit në BE, ndaj tha ai “duam, dhe do ta ngrejmë ne flamurin shqiptar në Bruksel”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.