Edi Rama, ky kryeministër që po “torturon” veten duke fituar

Nga Mero Baze Për të disatën herë Sali Berisha ka zbuluar se Edi Rama po nxin dhe sterros kur fiton kombëtarja. Madje ka një ekstazë kur e përshkruan këtë fillimin I dridhmave dhe nervozizmit të Edi Ramës, sa duket që është një ëndërr e gjatë e tij, ta bëj një herë nervoz, d.m.th. ta çmend […]

Tetor 13, 2023 - 20:05
 0
Edi Rama, ky kryeministër që po “torturon” veten duke fituar
Reklamë
Reklamë

Nga Mero Baze

Për të disatën herë Sali Berisha ka zbuluar se Edi Rama po nxin dhe sterros kur fiton kombëtarja. Madje ka një ekstazë kur e përshkruan këtë fillimin I dridhmave dhe nervozizmit të Edi Ramës, sa duket që është një ëndërr e gjatë e tij, ta bëj një herë nervoz, d.m.th. ta çmend duke e mundur qoftë dhe një herë.

Nuk ja ka dal dot kësaj por me sa duket ja kanë dal lojtarët e kombëtares. Ata e çmendkan Edi Ramën duke fituar.

Reklamë
Reklamë

Për herë të parë e çmendën fare më 2016, kur shkuan në Evropian. Pastaj me fitoret e tyre në vazhdim dhe dy fitoret e shkëlqyera e Poloninë dhe Çekinë.

Në të dy rastet Berisha ka konstatuar se sapo topi hyn në rrjet, Rama nis e dridhet, pastaj nxihet pastaj shan nëpër dhëmbë shqiptarët pastaj Shqipërinë pastaj kosovarët që luajnë në kombëtare pastaj ta të Maqedonisë dhe në fund e përfundon duke thënë “Fuck ALbin Kurtin.”

Mënyra si Berisha e shpjegon këtë I ngjan një ëndërrimtari të madh një njeriu që ka pritur gjithë jetën e tij t’ia shkaktoj ai këtë dramë. Por ja që Edi Rama po ja shkakton vetes.

Vet u investua tek sporti qysh kur erdhi në pushtet, vet u kruajt e bëri stadiume të reja, vet u mor personalisht me ekipin kombëtar, madje vet ka shkuar ka rekomanduar për trajner dhe këtë brazilianin e ndyrë që vetëm di të fitoj dhe I prish gjakun.

Nuk ja ka fajin njeri. Edhe është antishqiptar edhe e urren kombëtaren dhe shkon e zhvillon sportin bën stadiume ndihmon ekipin dhe ata fitojnë duke I prishur gjakun.

Ishte mirë Berisha kur ishte në pushtet. Asnjë stadium, asnjë fitore, asnjë fushë sportive, madje dhe një klub  të famshëm që kishte Tirana, Klubin Partizani e mori ja dha vajzës dhe tani ka rreth 200 apartamente në pronësi.

Është dhe i qetë dhe shijon fitoret e kombëtares që tërbojnë Edi  Ramën si antishqiptar. Kurse Edi Rama dhe e di veten që është “antishqiptar” dhe shkon e ndihmon kombëtaren të triumfojë.

Ky është përfytyrimi I një foltoristi kur dëgjon Sali Berishën të thotë që “Edi Rama nxin e sterron se fiton kombëtarja”. Madje për këtë arsye vjen dhe Albini nga Kosova që të ketë të paktën një kryeminsitër dhe një ish kryeministër që gëzon.

Dhe ju thoni pastaj jo nuk fitojë se janë të përçarë, jo nuk fitojnë se ishte McGonigali, jo nuk fitojnë se i përçau Luli me Monikën, jo nuk fitojnë se I kanë vjedh Gaz Bardhit vulën etj. Po si mund të fitoj dikush që është në këtë derexhe nga mëndtë e kokës. Pa mendoni një moment sikur të fitonin dhe këta të marrë të ishin në pushtet?

Do na dukej fitorja e kombëtares si fillimi i luftës në Gaza.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.