Ekspertët: Nuk ka vend për panik nga vaksina AstraZeneca. Efektet, në periudhë afatshkurtër

Pas deklaratës së kompanisë AstraZeneca e cila pranoi për herrë të parë në gjykatë se vaksina e saj kundër ‘Covid’ shkakton  mpiksjen e gjakut, ekspertët në Shqipëri thonë se nuk ka vend për panik. Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se  pasi vaksina e cila u përdor në vendin tonë në 2021, tek mësuesit dhe pedagogët, si […]

Maj 2, 2024 - 17:30
 0
Ekspertët: Nuk ka vend për panik nga vaksina AstraZeneca. Efektet, në periudhë afatshkurtër
Reklamë
Reklamë

Pas deklaratës së kompanisë AstraZeneca e cila pranoi për herrë të parë në gjykatë se vaksina e saj kundër ‘Covid’ shkakton  mpiksjen e gjakut, ekspertët në Shqipëri thonë se nuk ka vend për panik.

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se  pasi vaksina e cila u përdor në vendin tonë në 2021, tek mësuesit dhe pedagogët, si dhe një pjesë u dha për bluzat e bardha në Kosovë, efektet e saj nuk i jep në periudhë të gjatë kohore.

“Përsa i përket pjesës së trombozës me trombocitoninë kanë qenë të raportuara në 2021 këto raste kur kjo vaksinë përdorej. Por është një ndërlikim shumë i rrallë e para dhe e dyta është që është afatshkurtër, nëse do të ndodhte do të ndodhte në atë periudhë kur janë bërë vaksinat. Pra është afatshkurtër gjëja që ndodh. Për të qetësuar njerëzit, që nëqoftëse kanë bërë një vaksinë në 2021, tani në 2024 ky lloj efekti nuk shkon. O ka ndodhur ose mbyllet këtu”, tha ai.

Reklamë
Reklamë

Por për të patur raporte dhe statistika zyrtare jo vetëm për efektet e vaksinave, por edhe barnat që qarkullojnë në Shqipëri, Alimehmeti thotë se duhet të ngrihet si strukturë farmakovigjilenca.

“Në Shqipëri farmakovigjilenca nuk ekziston. Pra nuk kemi ne raporte as për efektin e barnave, as për efekte vaksinash. Qofshin këto pozitive apo negative. Sistemi i farmakovigjilencës duhet ngritur me urgjencë për këtë vaksinë apo mijëra produkte farmaceutike që ne përdorim përditë në rutinën tonë, barna të rimbursueshëm apo jo”, tha ai.

Kjo strukturë, sipas mjekëve do të ndihmojë vendin edhe për çdo rast tjetër të ngjashëm që mund të ndodhe vite më pas.  Shqipëria nisi aplikimin e vaksinës antiCovid AstraZeneca më 13 Mars të vitit 2021.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.