Eksperti i ekonomisë: 120 mijë punonjës do të përfitojnë nga rritja e rrogës
Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli ka komentuar buxhetin e qeverisë për vitin 2024. Në një intervistë për Euronews Albania, ai ka theksuar se janë rreth 7 miliard euro që do të shkojnë për rrogat. Më tej ai nënvizoi se nga rritja e rrogës do të përfitojnë 120 mijë punonjës. “Qeveria ka menduar të shpenzojë shumë […]
Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli ka komentuar buxhetin e qeverisë për vitin 2024.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai ka theksuar se janë rreth 7 miliard euro që do të shkojnë për rrogat.
Më tej ai nënvizoi se nga rritja e rrogës do të përfitojnë 120 mijë punonjës.
“Qeveria ka menduar të shpenzojë shumë më tepër se viti i kaluar. Janë rreth 7 miliard euro. Nga këto për herë të parë është në nivelin 2.3 miliard euro.
Ky është një buxhet i rrogave. Janë 106 milionë euro shtesë vetëm për pjesën e rritjes së pagës.
Janë mbi 120 mijë punonjës që do të marrin rrogën me rritje. Për pensionet ka rritje në krahasim me dy vitet e mëparshme”-tha ai./m.j
What's Your Reaction?