Emrat/ Lejuan ndërtimet pa leje në Patok, Gjykata e Lezhës lë në burg drejtorin e IVMT, merret vendimi edhe për inspektorët

Drejtori i IVMT në bashkinë e Kurbinit, Jetmir Mzhika dhe ish-drejtori i IKMT-së në Lezhë, Flori Gjini janë njohur këtë të mërkurë me  rivlerësimin e masës së sigurisë të dhëne në mungese ndaj tyre. Prokurori Sabri Kastrati i qëndroi kërkesës “arrest me burg”. Gjykata pranoi kërkesën dhe la në fuqi masën e sigurisë “arrest me […]

Maj 1, 2024 - 16:10
 0
Emrat/ Lejuan ndërtimet pa leje në Patok, Gjykata e Lezhës lë në burg drejtorin e IVMT, merret vendimi edhe për inspektorët
Reklamë
Reklamë

Drejtori i IVMT në bashkinë e Kurbinit, Jetmir Mzhika dhe ish-drejtori i IKMT-së në Lezhë, Flori Gjini janë njohur këtë të mërkurë me  rivlerësimin e masës së sigurisë të dhëne në mungese ndaj tyre.

Prokurori Sabri Kastrati i qëndroi kërkesës “arrest me burg”.

Gjykata pranoi kërkesën dhe la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin e IVMT Jetmir Mzhika dhe “arrest shtëpie” për ish-drejtorin e IKMT Lezhe Flori Gjini.

Reklamë
Reklamë

Në Gjykatë ditën e sotme u paraqitën edhe tre inspektorët e IVMT-të të pezulluar nga detyra.

Ata kërkuan rikthimin në punë, kërkesë e cila nuk u pranua dhe u la në fuqi pezullimi.

Ndaj tyre rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës” pasi kanë lejuar ndërtimin e një objekti pa leje në Patok.

Zyrtaret e IVMT-se dhe ish kreu i IKMT akuzohen për “Shpërdorim Detyre”, pasi sipas prokurorisë me mosvreprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.

Bëhet fjalë për kompleksin e ‘Royal blue’ në pronësi të Gëzim Çelës, I njohur dhe si baron droge, tashmë prej muajsh i arrestuar./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.