Emrat/ Sherr me bashkëfshatarin për pronën, 53-vjeçari rrëmben pushkën dhe hap zjarr
Një 53-vjeçar nga fshati Luras i Kolonjës është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka vrarë një kafshë samari në pronësi të një personi me të cilin kishte konflikte. Pas zënkës për një pronë me një 39-vjeçar, 53-vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar ndaj kalit të personit që u konfliktua. […]
Një 53-vjeçar nga fshati Luras i Kolonjës është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka vrarë një kafshë samari në pronësi të një personi me të cilin kishte konflikte. Pas zënkës për një pronë me një 39-vjeçar, 53-vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar ndaj kalit të personit që u konfliktua.
Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 2 armë gjahu, të cilat 53-vjeçari i posedonte me lejen përkatëse.
Materialet në ngarkim të tij u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme. Sakaq policia e kolonjës bën me dije se po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e 53-vjeçarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. S., 53 vjeç, banues në fshatin Luaras, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka vrarë me armë gjahu, një kafshë samari, në pronësi të një 39-vjeçari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë gjahu, të cilat 53-vjeçari i posedonte me lejen përkatëse”, njofton policia./m.j
What's Your Reaction?