EMRI-FOTO/ Policia e Kosovës ndalon reperin e njohur, akuzohet për tentativë vrasjeje
Policia e Kosovës ka ndaluar për 48 orë reperin Arijan Sijarina, pasi akuzohet se ka qenë i pranishëm në incidentin që i parapriu
Policia e Kosovës ka ndaluar për 48 orë reperin Arijan Sijarina, pasi akuzohet se ka qenë i pranishëm në incidentin që i parapriu vrasjes së rëndë në Kolovocë në muajin mars.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Sipas saj Sijarina sot është ndaluar për 48 orë për rastin tentim vrasje që ka ndodh në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë. Po ashtu thuhet se Sijarina ka qenë në kërkim nga data 26.03.2024.
Reperi dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.
Gjithashtu më 25 prill të këtij viti, për të njëjtin rast, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit tjetër Fitim Doda.
What's Your Reaction?