Emri/ I shpallur në kërkim në Itali, kapet 28-vjeçari në Durrës, ja për çfarë akuzohet

Glorildo Halili 28 vjeç është arrestuar sot nga policia në qytetin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Itala si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë. Për Halilin, Gjykata e Torinos ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”. “Në vijim të […]

Nëntor 8, 2023 - 18:10
 0
Emri/ I shpallur në kërkim në Itali, kapet 28-vjeçari në Durrës, ja për çfarë akuzohet
Reklamë
Reklamë

Glorildo Halili 28 vjeç është arrestuar sot nga policia në qytetin e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Itala si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë. Për Halilin, Gjykata e Torinos ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”.

“Në vijim të operacioneve policore për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës dhe specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të koordinuara ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, finalizuan operacionin policor të koduar “Vendndodhja”, si rezultat i të cilit u lokalizua në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Glorildo Halilit, 28 vjeç, banues në fshatin Çermë, Lushnjë. 28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit, në Itali. /m.j

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.