Emri/ Kërkoi largimin e gjyqtarit, shtyhet vendimi për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë në 30 maj vendimin per ish kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Shkak është bërë një kërkesë e avokatit të Allës që kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lala. Alla ka apeluar vendimin e GJKKO-së. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë të u gjetën fajtorë […]

Maj 21, 2024 - 16:05
 0
Emri/ Kërkoi largimin e gjyqtarit, shtyhet vendimi për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla
Reklamë
Reklamë

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë në 30 maj vendimin per ish kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla.

Shkak është bërë një kërkesë e avokatit të Allës që kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lala.

Alla ka apeluar vendimin e GJKKO-së. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë të u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.

Reklamë
Reklamë

Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.

Përveç ish-kryebashkiakut u dënuan edhe ish zyrtarët Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Erion Isaku, Leonard  Daçi, Rasim Daci, Aqif Konesha dhe Dali Gazidedja./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.