EMRI/ “Më jep lekët ose…”, tentoi të grabiste dyqanin e kompanisë telefonike, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeëar është arrestuar në Shkodër, pasi tentoi të grabiste32 500 lekë të rinj një dyqan. Në pranga ka rënë Besmir Kopliku, i

Dhjetor 21, 2023 - 15:59
 0
EMRI/ “Më jep lekët ose…”, tentoi të grabiste dyqanin e kompanisë telefonike, arrestohet 36-vjeçari
Reklamë
Reklamë

Një 36-vjeëar është arrestuar në Shkodër, pasi tentoi të grabiste32 500 lekë të rinj një dyqan.

Në pranga ka rënë Besmir Kopliku, i cili kishte hyrë në dyqanin e një kompanie telefonike dhe po tentonte t’i merrte me dhunë një shumë parash, punonjëses së dyqanit.

Njoftimi i policisë:

Reklamë
Reklamë

Tentoi t’i merrte me dhunë, një shumë parash, shitëses së një dyqani, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon vjedhjen.

Kapet në flagrancë brenda në dyqan, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe të Policisë Rrugore, të planëzuara në shërbim në këtë zonë, 36-vjeçari.

Sekuestrohen 32 500 lekë të rinj që ky shtetas tentoi t’i merrte me dhunë.

Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuara me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që kishte hyrë në dyqanin e një kompanie telefonike dhe po tentonte t’i merrte me dhunë një shumë parash, punonjëses së dyqanit.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i vjedhjes, shtetasi:

B. K., 36 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu u sekuestruan 32 500 lekë të rinj që ky shtetas tentoi t’i merrte në dyqan.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.