Ëndrra për një jetë më të mirë, përmbyset varka me emigrantë në Kanalin Anglez, vdes 7-vjeçarja

Një vajzë shtatëvjeçare ka vdekur pasi një varkë e vogël që po përpiqej të arrinte në Kanalin Anglez u përmbys në Francën veriore.

Mars 3, 2024 - 14:35
 0
Ëndrra për një jetë më të mirë, përmbyset varka me emigrantë në Kanalin Anglez, vdes 7-vjeçarja
Reklamë
Reklamë

Një vajzë shtatëvjeçare ka vdekur pasi një varkë e vogël që po përpiqej të arrinte në Kanalin Anglez u përmbys në Francën veriore.

Zyrtarët thanë se anija mbante 16 emigrantë kur u mbyt disa kilometra larg brigjeve të Dunkirk, shkruan BBC. 

Varka “nuk kishte përmasat e duhura për të transportuar kaq shumë njerëz”, thanë autoritetet lokale në një deklaratë.

Reklamë
Reklamë

Ai shtoi se prindërit e vajzës, të cilët po udhëtonin me tre fëmijë të tjerë, u dërguan në një spital në Dunkirk.

Autoriteti lokal Préfet du Nord tha se policia dhe zjarrfikësit u lajmëruan për varkën e përmbysur nga një këmbësor.

Në një deklaratë shtoi se zyrtarët besonin se anija ishte “ndoshta e vjedhur” dhe nuk ishte mjaft e madhe për të transportuar numrin e njerëzve në bord.

“Një çift, origjina e të cilëve ende nuk dihet, me katër fëmijët e tyre, përfshirë nënën që është shtatzënë, ishin në bord,” tha Préfet du Nord.

“Vajza e vogël e çiftit, 7 vjeçe, vdiq nga mbytja”.

Préfet du Nord tha se dy burra dhe gjashtë fëmijë të vegjël u dërguan në spital, por gjendja e tyre nuk është e rëndë.

Shifrat e Home Office tregojnë se më shumë se 2,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.