Erdhën në Shkodër për turizëm/ 52-vjeçari gjen të pajetë në banesën e tij shokun nga Letonia
Një 38-vjeçar nga Letonia është gjetur i pajetë në banesën e shokut të tij në Shkodër pasditen e sotme. Policia bën me
Një 38-vjeçar nga Letonia është gjetur i pajetë në banesën e shokut të tij në Shkodër pasditen e sotme.
Policia bën me dije se janë njoftuar nga pronari i banesës 52-vjeçari me iniciale E.T rezident në Mbretërinë e Bashkuar.
Dy personat ndodheshin në Shqipëri për turizën, ndërsa nga hetimet paraprake rezulton se 38-vjeçari të ketë humbur jetën për shkaqe natyrore.
Shkodër/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, shtetasi E. T., 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez L. Z., 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.
What's Your Reaction?