“Është qëlluar me automatik”, policia jep detaje nga krimi në Kurbin: Objektivi ishte pronari i firmës, po hetojmë në disa pista

Kryekomisari nga Drejtoria e Krimeve në Lezhë, Gentian Berberi,  ka folur për mediat lidhur me rrethanat dhe dinamikën e krimit, që tronditi Kurbinin

Shkurt 10, 2024 - 10:26
 0
“Është qëlluar me automatik”, policia jep detaje nga krimi në Kurbin: Objektivi ishte pronari i firmës, po hetojmë në disa pista
Reklamë
Reklamë

Kryekomisari nga Drejtoria e Krimeve në Lezhë, Gentian Berberi,  ka folur për mediat lidhur me rrethanat dhe dinamikën e krimit, që tronditi Kurbinin në orët e para të mëngjesit të sotëm, 10 shkurt.

Beriberi thotë se grupi hetimor po heton konfliket dhe mosmarrëveshjet që mund të ketë pasur objektivi i këtij atentati, Ardjan Gjeloshi.

Gjeloshi mbeti i plagosur, ndërsa ekonomisti i firmës së inerteve ku ndodhi ngjarja, Selamn Mihana, rreth 70 vjeç humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Reklamë
Reklamë

Sipas Berberit, dyshohet se autorët kanë qëlluar me armë zjarri automatic dhe më pas janë larguar me një makinë.

“Në lidhje me ngjarjen ka reaguar menjëherë polcia dhe është ngritur një grup hetimor i posaçëm. Kemi ndihmën e departamentit të policisë kriminale me ekspertë të fushës. Jemi në veprimet e para për sqarimin e rrethanave, dyshohet paraprakisht se është qëlluar me automatik. Ka të dhëna se autorët kanë lëvizur me një mjet. Po hetojmë të gjitha konfliktet, mosmarrëveshjet që ka personi i cili është tentuar të vritet. Objektiv i atentatit është personi i cili ka mbetur i plagosur (Ardjan Gjeloshaj), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën”, tha Berberi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.