Euro 2024 mbetet pa VAR? Beteja ligjore që tremb UEFA-n
Europiani i futbollit që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani, rrezikon të luhet pa sistemin VAR, për të përmirësuar gabimet e arbitrave me pozicionin jashtë loje. Mundësia që të ndodhë është e vogël, por për momentin nuk mund të përjashtohet plotësisht, pasi gjithçka do të varet nga vendimi që do të marrin gjyqtarët e […]
Europiani i futbollit që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani, rrezikon të luhet pa sistemin VAR, për të përmirësuar gabimet e arbitrave me pozicionin jashtë loje.
Mundësia që të ndodhë është e vogël, por për momentin nuk mund të përjashtohet plotësisht, pasi gjithçka do të varet nga vendimi që do të marrin gjyqtarët e Hamburgut në lidhje me një urdhër kundër UEFA-s, të kërkuar nga kompania holandeze Ballinno. Kjo kompani pretendon se UEFA ka kopjuar teknologjinë e zhvilluar prej tyre për të vlerësuar pozicionin jashtë loje në futboll.
SportMediaset raporton se seanca e parë gjyqësore për këtë çështje do të realizohet në 3 qershor, vetëm njëmbëdhjetë ditë përpara nisjes së Euro 2024. Në rast se do të kishte një dënim për UEFA-n, ai rrjedhimisht do të sillte një kthim prapa në nivelin teknologjik dhe rrezikun e polemikave për situatat që VAR zgjidh.
Problemet e UEFA-s me Ballinno nisën një vit më parë, kohë kur këta të fundit nisën të përgatisnin ankesën kundër UEFA-s për të demonstruar se si 13 vjet më parë kompanisë holandeze iu dha një patentë për “një metodë dhe një sistem për identifikimin e një pozicioni jashtë loje“.
Ankesa, megjithatë, u paraqit vetëm në 18 prillin e kaluar, duke ngritur dyshime se koha ishte përzgjedhur për të tentuar që të krijohet një shqetësim për organizatorët e Euro2024.
Por, një zëdhënës i UEFA-s i tha TheSun se në qeverinë e futbollit europian nuk ndihen të shqetësuar, edhe sepse patenta për Ballinno i referohet një çipi të futur në top, i cili menjëherë zbulon pozicionin e parregullt kur goditet, duke e komunikuar drejtpërdrejt në kufjen e arbitrit kryesor.
/a.r
What's Your Reaction?