EURO 2024/ Parashikimi i superkompjuterit, sa janë shanset e Shqipërisë të shkojë deri në finale dhe të fitojë trofeun
Kombëtarja shqiptare do të nisë pas 10 ditësh aventurën e saj të dytë në një kampionat Europian, pas atij të Francës në 2016-tën.
Kombëtarja shqiptare do të nisë pas 10 ditësh aventurën e saj të dytë në një kampionat Europian, pas atij të Francës në 2016-tën.
Shqipëria bën pjesë në grupin B ose ndryshe grupi i “FERRIT”, pasi në të bëjnë pjesë edhe Spanja, Italia dhe Kroacia.
Edhe pse Shqipëria në letër duket si skuadra që ka më pak shanse të kalojë grupin, sërish kundërshtarët e cilësojnë atë të fortë, madje ka nga ata që besojnë se do të ketë edhe surpriza.
Por për superkomjuterin “OPTA” shanset e Shqipërisë për të kaluar grupin janë të vogla, ndërsa që kuqezinjtë të shkojnë në finale apo të fitojnë trofeun janë edhe më minimale.
Sipas superkompjuterit, mundësia më e madhe është që Shqipëria ta mbyllë grupin në vendin e fundit, pasi kjo ndeshet në 56,4% të rasteve. Vendi i tretë i kuqezinjve është në 25,7% të rasteve, vendi i dytë në 12,3% dhe ai i pari në grup është 5,6%.
Në simulimin e kualifikimit në fazën me eliminim direkt, shanset e Shqipërisë për të shkuar në 16-she janë 33,4%. Përqindja zbret në 11,6 për kualifikimin në çerekfinale dhe 3,2 për gjysmëfinalet. Kuqezinjtë kanë 0,8% mundësi që të shkojnë në finalen e turneut dhe vetëm 0,2% për të fituar Euro 2024.
What's Your Reaction?