EURO 2024/ “Plas” te Gjermania, mbrojtësi i Real dhe sulmuesi i Dortmund gati të zihen me grushta
Edhe pse shihen si pretendentë për të fituar kampionatin Euro 2024, edhe për faktin se zhvillohet në Gjermani, situata te “panzerat’ nuk është
Edhe pse shihen si pretendentë për të fituar kampionatin Euro 2024, edhe për faktin se zhvillohet në Gjermani, situata te “panzerat’ nuk është aspak e mirë.
Ditët e fundit situata te skuadra e Nagelsman duket se po rëndohet gjithnjë e më shumë. Pas përplasjes në heshtje mes Neuer dhe Ter Stegen e cila është rindezur sërish, një tjetër përplasje ka ndodhur gjatë stërvitjes së fundit.
Antony Rudiger i Real Madrid dhe sulmuesi i Dortmund Fullkrug duket se nuk i kanë lënë pas zënkat e finales së Champions League, duke i vijuar edhe në stërvitjen e Gjermanisë.
Gjatë seancës stërvitore Rudiger ka ndërhyrë ashpër ndaj Fullkrug, i cili ka reaguar menjëherë duke e sharë mbrojtësin me ngjyrë të kombëtares gjermane, është dashur ndërhyrja Sandro Vagner, asistentit Nagelsman, që përplasja mos shkonte në përdorimin e grushtave.
Menjëherë pas kësaj ngajrjeje, Rudiger ka zhvilluar stërvitje personale, duke bërë vrap rreth kampit stërvitor, ndërsa Fullkrug ka vijuar lojën.
What's Your Reaction?