Euro-skeptiku/ Formohet qeveria e re në Holandë: Do dalim nga rregullorja e BE-së, politikë më të rreptë për azilkërkuesit

Rregullat e BE-së për azilantët nuk janë të mirëpritura në Hollandë, nga qeveria e re e drejtuar nga nacionalisti Geert Wilders, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare. Këtë të enjte qeveria e koalicionit në Amsterdam, që u formua pas 6 muajsh bisedime rraskapitëse, ka thënë se do të heqë dorë nga këto rregulla dhe do të […]

Maj 16, 2024 - 20:30
 0
Euro-skeptiku/ Formohet qeveria e re në Holandë: Do dalim nga rregullorja e BE-së, politikë më të rreptë për azilkërkuesit
Reklamë
Reklamë

Rregullat e BE-së për azilantët nuk janë të mirëpritura në Hollandë, nga qeveria e re e drejtuar nga nacionalisti Geert Wilders, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare.

Këtë të enjte qeveria e koalicionit në Amsterdam, që u formua pas 6 muajsh bisedime rraskapitëse, ka thënë se do të heqë dorë nga këto rregulla dhe do të aplikojë politika më të rrepta për azilin.

Lideri i partisë së ekstremit të djathtë PVV njihet si euro-skpetik dhe qeveria e drejtuar prej tij do të paraqesë një kërkesë në Komisionin Evropian për një tërheqje nga politika evropiane e azilit sa më shpejt të jetë e mundur.

Reklamë
Reklamë

Njerëzit pa një leje qëndrimi të vlefshme do të dëbohen me forcë nëse është e nevojshme”, thuhet në raportin 26 faqësh të përpiluar prej tyre.

Në planin e koalicionit katërpartiak thuhet se regjimi më i rreptë i azilit parashikon kontrolle më të forta kufitare dhe rregulla më të ashpra për azilkërkuesit që mbërrijnë në Holandë.

Do të ndërmerren hapa konkretë drejt rregullave më të rrepta të hyrjes dhe azilit, si dhe paketës më gjithëpërfshirëse ndonjëherë për të kontrolluar migracionin. Kjo patjetër do ta bëjë Holandën më pak tërheqëse për azilkërkuesit. Njerëzit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme do të fillojnë të mendojnë se mund të jenë më mirë diku tjetër. Ne do të përpiqemi të përdorim “optout” për azil, siç kanë bërë danezët. Kjo procedurë mund të marrë vite kohë nëse është e suksesshme”, tha Wilders pas prezantimit të planit.

Asaj çka Wilder i referohet si plani danez, është marrëveshja e negociuar nga Kopenhagen për të përjashtuar vendin nga detyrimi i politikave të përbashkëta të azilit të BE-së dhe qeveria e re holandeze planifikon t’i kërkojë Komisionit Evropian të njëjtën gjë.

Por Wilders tha se në afat të shkurtër, qeveria e re e krahut të djathtë do të synojë të përdorë ligjin holandez për të kufizuar atë që ai e quajti një “fluks azilkërkuesish”.

Ajo që kemi sot në planin tonë është me të vërtetë politika më e ashpër kundër azilit që është zbatuar ndonjëherë në Holandë“, i tha ai AFP-së/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.