“Europa rrezikon të vdesë”, Macron paralajmëron: Mos të mbështetemi te Amerika
Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot për luftën në Ukrainë dhe pasojat negative që konflikti Kiev-Moskë ka për sigurinë e Evropës. Macron paralajmëroi
Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot për luftën në Ukrainë dhe pasojat negative që konflikti Kiev-Moskë ka për sigurinë e Evropës.
Macron paralajmëroi për rrezikun e sigurinë në Europë, shkruan Sky News. Presidenti francez e quajti luftën në Ukrainë si rrezikun kryesor për sigurinë evropiane, pasi sipas tij SHBA është më shumë e shqetësuar për interesat e veta dhe Kinën, se sa për Europën.
“Ne po reagojmë shumë ngadalë […] sido që ta shikoni, Shtetet e Bashkuara kanë dy prioritete; veten e tyre. Kjo është mjaft e drejtë dhe çështja kineze. Evropa është shumë prapa. Nuk është prioritet për pikëpamjen e tyre gjeopolitike,” tha Macron në Universitetin e Sorbonës.
Ai tha se kushti kryesor për paqen në Evropë është që “Rusia të mos e fitojë këtë luftë agresioni”.
“Ekziston rreziku që Evropa jonë të vdesë” tha Macron në një fjalim sot.
Macron i bëri thirrje BE-së të thellojë bashkëpunimin evropian të mbrojtjes, ndërsa theksoi se arsenali bërthamor i Francës mund të sigurojë garanci sigurie për BE-në./vizionplus.tv/
What's Your Reaction?