Facebook do të prezantojë këtë javë aplikacionin që do të rivalizojë Twitterin

Kompania mëmë që zotëron Facebook-un, “Meta”, do të prezantojë këtë javë aplikacionin që do të rivalizojë Twitterin. Ky aplikacion do të quhet “Threads” dhe do të lidhet direkt me Instagramin. Mendohet se paneli i kontrollit të këtij aplikacioni duket i ngjashëm me atë të Twitter. Aplikacioni “Threads” duket se do të jetë falas për të […]

Gusht 5, 2023 - 15:32
 0
Facebook do të prezantojë këtë javë aplikacionin që do të rivalizojë Twitterin
Reklamë
Reklamë

Kompania mëmë që zotëron Facebook-un, “Meta”, do të prezantojë këtë javë aplikacionin që do të rivalizojë Twitterin.

Ky aplikacion do të quhet “Threads” dhe do të lidhet direkt me Instagramin. Mendohet se paneli i kontrollit të këtij aplikacioni duket i ngjashëm me atë të Twitter.

Aplikacioni “Threads” duket se do të jetë falas për të gjithë përdoruesit dhe nuk do të ketë kufizime në numrin e postimeve. Ndryshe ndodh me Twitterin, që javën e kaluar pronari Elon Musk njoftoi se do të ketë kufizime për numrin e postimeve dhe do të kalohet me pagesë për të patur postime të pakufizuara.

Reklamë
Reklamë

Aplikacioni “Threads” është i disponueshëm për porosi papraprake në Apple Store, në përshkrimin e së cilës thuhet se “Threads është vendi ku komunitetet mblidhen për të diskutuar gjithçka”.

Duket se aplikacioni “Threads” i Mark Zuckerberg mund të rivalizojë seriozisht Twitterin dhe synimi është që të tërheqë mjaft përdorues të zhgënjyer.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.