Fati tragjik i bosave të “nëntokës” së Athinës, para Zampounis u vra edhe Katerina “Bella Mafia”

Bandat kriminale në Greqi kanë nisur një sagë të larjeve të hesapeve mes njëri-tjetrit. 44-vjeçari Vangelis Zampounis u ekzekutua pak ditë më parë

Janar 17, 2024 - 10:24
 0
Fati tragjik i bosave të “nëntokës” së Athinës, para Zampounis u vra edhe Katerina “Bella Mafia”
Reklamë
Reklamë

Bandat kriminale në Greqi kanë nisur një sagë të larjeve të hesapeve mes njëri-tjetrit. 44-vjeçari Vangelis Zampounis u ekzekutua pak ditë më parë me gati 90 plumba teksa kishte hipur në një makinën e tij të blinduar.

Vrasje ishte tepër e dhunshme dhe autorët u siguruan disa herë që kishin “mbaruar punë”.

Mediat greke kanë zbuluar së fundmi disa detaje, që tregojnë se ekzekutimi ka qenë për larje të hesapeve, që ka nisur që nga viti 2016.

Reklamë
Reklamë

Në jetën e Zampounis ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe një vajzë, e cila quhej Katerina Bella Mafia. Kjo e fundit është vrarë në vitin 2018 nga vrasës me pagesë për një larje hesapesh mes bandave kriminale.

33-vjeçarja greke e ekzekutuar në garazhin e shtëpisë së saj, ka qenë emër i njohur për policinë dhe e përfshirë në disa vepra penale.

Viktima kishte lidhje të ngushta me një vrasës shqiptar në Athinë. Ky i fundit, në vitin 2009 ishte paguar 40 mijë Euro për vrasjen e një gruaje. Për këtë ngjarje të ndodhur 9 vite më parë, doli pikërisht emri i 33-vjeçares të vrarë në 2018, e dyshuar si porositëse, por më pas u lirua.

Mes “Katerina Bella Mafia” dhe Vangelis Zampounis ka pasur më herët një lidhje intime, që ndonëse ata ishin ndarë, kontaktet mes tyre vazhdonin të ishin të shpeshta deri në vrasjen e Katerinës.

Dy viktimat, u bënë objektiv i bandave kriminale që prej vitit 2016, ndërsa për fat të keq, në vitin 2018 ishte “Katerina Bella Mafia” që u ekzekutua e para, e pas 6 vitesh, edhe ish i dashuri i saj do të kishte të njëjtin fat tragjik./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.