Festa e Fitër Bajramit/ Spahiu mesazh kundër dhunës ndaj grave: Është amanet i Zotit! Shqipëria është vend multifetar
Besimtarët myslimanë në mbarë botë të mërkurën kremtuan festën e Fitër Bajramit. Si kudo tjetër, edhe në Shqipëri të shumtë ishin besimtarët, të cilët iu drejtuan xhamive dhe shesheve për të falur namazin e Fitër Bajramit. Në Tiranë, sheshi “Skënderbej” u tejmbush nga qytetarë, të cilët u falën dhe uruan njëri-tjetrin për shëndet dhe agjërim […]
Besimtarët myslimanë në mbarë botë të mërkurën kremtuan festën e Fitër Bajramit. Si kudo tjetër, edhe në Shqipëri të shumtë ishin besimtarët, të cilët iu drejtuan xhamive dhe shesheve për të falur namazin e Fitër Bajramit.
Në Tiranë, sheshi “Skënderbej” u tejmbush nga qytetarë, të cilët u falën dhe uruan njëri-tjetrin për shëndet dhe agjërim të pranuar për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, i ftuar në “Real Story”, tha se çdo vit po shtohen radhët e besimtarëve, që vendosin t’i bashkohen faljes së namazit të Bajramit.
“Çdo vit po shtohen radhët e besimtarëve, sidomos agjëruesit dhe kjo na përkujton edhe njëherë ndjenjën e vëllazërisë, unitetit, paqes dhe solidaritetit mes njëri-tjetrit jo vetëm në falje, por edhe në përgjithësi. Besimi ka orientuar njerëzimin tek e dobishmja, atë që pamë sot, atë gjë dëshmon, që Shqipëria është një vend multifetar, respekton të gjitha fetë, praktikantët dhe jo praktikantët, dhe secili nga ne tentojmë për të përçuar mesazhin e drejtë të fesë dhe të burimit hyjnor, i cili orienton masat e gjera tek e mira dhe tek respekti. Edhe agjërimi është një institucion edukativ që kufizon egon e njeriut. Agjërimi ka shumë dobi, qofshin shpirtërore, fizike dhe sociale në përgjithësi. Zoti thotë gjithmonë të vërtetën”, tha ai.
Gjatë diskutimit në studio përballë gazetarit Sokol Balla, Spahiu përçoi një mesazh kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ai shtoi se ata janë amanet i Zotit dhe të gjithë duhet të ruajnë familjen dhe pjesëtarët që e përbëjnë atë.
“Mos ti prekim gratë, sepse janë qeliza e shoqërisë njerëzore, janë amanet i Zotit për ne, ne duhet t’i trajtojmë mirë ato, sepse ne plotësojmë njëri tjetrit. Një shoqëri pa rini, pa unitet, nuk ka kooptim në të”, tha ai./m.j
What's Your Reaction?