Fifi e akuzoi se ai i nxinte jetën, kundërpërgjigjet Ermal Mamaqi: Ajo s’ishte korrekte!
Ermal Mamaqi, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e tij, lidhja e supozuar e këngëtares Elvana Gjata me milionerin në Londër, por jo vetëm. Gjatë bisedës me Ester, ai ka vendosur të sqarojë dhe një deklaratë që Fifi ka […]
Ermal Mamaqi, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e tij, lidhja e supozuar e këngëtares Elvana Gjata me milionerin në Londër, por jo vetëm.
Gjatë bisedës me Ester, ai ka vendosur të sqarojë dhe një deklaratë që Fifi ka dhënë disa kohë më parë në një emision televiziv, ku u shpreh se gjatë bashkëpunimit me Mamaqin, ai i ka nxirë jetën.
Ermali tha: “Besoj se Fifi këtë e ka thënë me shaka, por nëse do të qëndrojmë seriozë, unë kam një natyrë që dua të jem korrekt në punë dhe pres korrektesë nga ata që punojnë me mua. Ndonjëherë Fifi vonohej dhe ne nuk ishim shumë të lumtur me këtë. Ky ishte rezultati final, që ne nuk ishim të lumtur.”
What's Your Reaction?