Fillimisht e planifikuar si aksident, zbardhen detaje të reja nga vrasja e Liridonës| Naim Murseli tentoi të vriste veten para arrestimit
Avokati Besnik Berisha ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt është një nga krimet e përgatitura me gjakftohtësinë më të madhe në historinë e drejtësisë kosovare. Në lidhje me këtë vrasje, ai ka treguar se në ditën kur policia ka shkuar për ta arrestuar të dyshuarin, bashkëshortin e Liridonës, Naim Murselin ky i fundit ka […]
Avokati Besnik Berisha ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt është një nga krimet e përgatitura me gjakftohtësinë më të madhe në historinë e drejtësisë kosovare.
Në lidhje me këtë vrasje, ai ka treguar se në ditën kur policia ka shkuar për ta arrestuar të dyshuarin, bashkëshortin e Liridonës, Naim Murselin ky i fundit ka tentuar ta vrasë veten.
“Në ditën kur policia ka shkuar për ta arrestuar, Naimi rezulton që ka tentuar të marrë armën e Kushtrimit Kokallës që ta ekzekutojë veten. Nëse kjo që po parashtroj unë është e vërtetë, Naimi e ka problem të përballet me krimin, ka ndryshuar teoritë e tij. E kemi parë deklaratat e tij që ka thënë se ka qenë i rrezikuar edhe vetë ai. Vetëvrasjet kanë ndodhë edhe në gjykatat ndërkombëtare, është e pamundur ta ruash dikë 24/7. Uroj që të gjithë të gëzojnë shëndetin e të përgjigjen për atë që kanë bërë”, ka thënë Berisha, për RTV Dukagjini.
“Nuk ka pasur një kurdisje të tillë të një krimi makabër në historinë e drejtësisë kosovare, është një krimet më të gatuara me gjakftohtësinë më të madhe nga njerëzit e afërm që fillimisht të gostitin për darkë njëjtën darkë ftojnë edhe vrasësin e dyshuar dhe e gjitha ndodhë përballë fëmijëve. Nëse kjo është e vërteta, të tilla prita ka pasur për burra, por jo për gra. Secili krim ka shpjegim, vetë ndodhia e tij tregon se nuk është diçka e re, por që motivi duhet të jetë goxha i fortë që ka çuar deri në një ekzekutim të tillë. Për këtë vrasje u planifikuar një aksident fillimisht”, ka shtuar ai.
/a.d
What's Your Reaction?