“Fluturoi” me makinën te liqeni, Nina: Kisha pirë tullumbace me azot dhe po lëvizja me 180 km/orë

Pas thuajse dy muajsh, policia arrestoi Emiljano Ninën, shoferin e automjetit “BMVV X6”, që u përplas te Diga e Liqenit. Kushëriri i të shumëkërkuarit të zhdukur Ervis Martinaj, u arrestua në banesën e tij në zonën e 5 Majit në Tiranë. 28-vjeçari do të përballet me 7 akuza, dhe veç shkeljes së rregullave të qarkullimit […]

Tetor 13, 2023 - 13:05
 0
“Fluturoi” me makinën te liqeni, Nina: Kisha pirë tullumbace me azot dhe po lëvizja me 180 km/orë
Reklamë
Reklamë

Pas thuajse dy muajsh, policia arrestoi Emiljano Ninën, shoferin e automjetit “BMVV X6”, që u përplas te Diga e Liqenit. Kushëriri i të shumëkërkuarit të zhdukur Ervis Martinaj, u arrestua në banesën e tij në zonën e 5 Majit në Tiranë.

28-vjeçari do të përballet me 7 akuza, dhe veç shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor do të përballet edhe me akuzën e shkatërrimit të pronës, për shkak të dëmeve te liqeni.

Automjeti luksoz, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, nga “Rruga e Kosovarëve” hyri mes për mes një rruge automobilistike me trotuar, më pas ngjiti skarpatën duke marrë para pemë e shtylla, për të përfunduar në pedonale mbi digën e liqenit, ku ndaloi, pa përfunduar në liqen.

Reklamë
Reklamë

Në polici, sipas asaj që mëson gazetari Besar Bajraktaraj, Nina ka deklaruar se kishte pirë tullumbace me azot dhe se po lëvizte me një shpejtësi prej 180 kilometrash në orë.

Për këtë aksident pas hekurave qëndron edhe 26-vjeçari Eldi Allushi. Ai u tha efektivëve të policisë se Emiljano Nina pas aksidentit shkoi në shtëpinë e tij dhe fjeti gjumë, por nuk i tregoi për përplasjen e ndodhur.

Policia sqaron se Emiljano Nina ka qenë në kërkim edhe për dhunë në familje dhe është dënuar 8 muaj për këtë vepër penale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.