FOTO/ Dy gratë rrahin për vdekje 63 vjeçarin që refuzoi të kryente marrëdhënie me to…!
Dy gra janë ndaluar nga policia në Rusi të dyshuara se kanë vrarë një burrë që refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me to, njoftonin mediat vendase. Të dyshuarat 29 dhe 37 vjeçare raportohet se kishin kaluar kohë duke pirë me 63-vjeçare pranë një kishe në Stavropol, pranë Detit te Zi. Tashmë mediat vendase thonë se […]
Dy gra janë ndaluar nga policia në Rusi të dyshuara se kanë vrarë një burrë që refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me to, njoftonin mediat vendase.
Të dyshuarat 29 dhe 37 vjeçare raportohet se kishin kaluar kohë duke pirë me 63-vjeçare pranë një kishe në Stavropol, pranë Detit te Zi.
Tashmë mediat vendase thonë se dy femrat e kanë rrahur burrin për vdekje ‘kur ai kishte refuzuar të bënte seks me to’.
Trupi rrjedhimisht u gjet nga kalimtarë dhe dy gratë u ndaluan gjatë hetimit të vrasjes.
Në pamje të publikuara në Rusi gratë shihen të shoqëruara në vendin e krimit nga autoritetet, ndërsa një prej tyre demonstron sesi e kishte goditur me shkelma viktimën, e cila për demonstrimin ishte zëvendësuar nga kukull lecke.
Të dyja gratë shihen të prangosura në pamje, teksa oficerët thanë se viktima i njihte të dyja të akuzuarat.
“Gjatë konfliktit që lindi, dy gratë goditën 63 vjeçarin me gushte e shkelma, në kokë dhe në trup. Ai vdiq në vendngjarje si rezultat i plagëve”, thuhej në raportin e hetuesve rusë.
“Duke dashur t’i shmangen përgjegjësisë për aktin ato tërhoqën trupin në pyll dhe e fshehën në një gropë.”
Gratë e quajtura Rosa, 29 vjeçe dhe Marta, 37 vjeçe, u dërguan në paraburgim për vdekjen e 63 vjeçarin Alexander. Gjyqi tyre pritet të nisë kësaj javë. //Daily Mail//
What's Your Reaction?