FOTO / Plumba lokalit të shqiptarit në Greqi, dyshohet për larje hesapesh

Një lokal në pronësi të një shqiptari është sulmuar në një lagje në Patisia të Greqisë pas mesnatës. Mediat greke raportojnë se autorët kanë qëlluar të paktën 7 herë në drejtim të lokalit. Plumbat kanë thyer xhamat ndërsa gëzhoja të shpërndara janë gjetur edhe në parkingun ngjitur. Për shkak të orës së vonë, lokali ishte mbyllur […]

Janar 9, 2024 - 12:59
 0
FOTO / Plumba lokalit të shqiptarit në Greqi, dyshohet për larje hesapesh
Reklamë
Reklamë

Një lokal në pronësi të një shqiptari është sulmuar në një lagje në Patisia të Greqisë pas mesnatës.

Mediat greke raportojnë se autorët kanë qëlluar të paktën 7 herë në drejtim të lokalit.

Plumbat kanë thyer xhamat ndërsa gëzhoja të shpërndara janë gjetur edhe në parkingun ngjitur. Për shkak të orës së vonë, lokali ishte mbyllur dhe nuk kishte persona në rrezik.

Reklamë
Reklamë

Banorët e zonës që janë zgjuar nga të shtënat e pandërprera kanë njoftuar autoritetet. Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje gjetën shtatë gëzhoja dhe një predhë.

Pronari i lokalit ‘Venus’ rezulton shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës. Dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.