Ftesa besëprerë! Darka e fundit e Liridonës me fëmijët dhe burrin, vrasësi endej në oborrin e restorantit para krimit

  Ftesa besëprerë e Naim Murselit për bashkëshorten e tij, Liridonën që të darkonin bashkë natën e të mërkurës së kaluar, ishte e

Dhjetor 4, 2023 - 13:42
 0
Ftesa besëprerë! Darka e fundit e Liridonës me fëmijët dhe burrin, vrasësi endej në oborrin e restorantit para krimit
Reklamë
Reklamë

 

Ftesa besëprerë e Naim Murselit për bashkëshorten e tij, Liridonën që të darkonin bashkë natën e të mërkurës së kaluar, ishte e fundit për nënën e dy fëmijëve.

 

Reklamë
Reklamë

Dyshohet se Naim Murseli në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavënkanë organizuar vrasjen e Liridona Ademajt.

 

Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë. Indeksonline shkruan sot se Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

 

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.

 

Gjatë rrugës ata kanë ndërruar makinën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.
Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasja makabre.

 

Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.