Fuqia e mafies shqiptare në Belgjikë/ ‘Sky ECC’ zbuloi 1 miliard mesazhe, 1.760 flisnin shqip
Zbërthimi i mesazheve nga aplikacionet Sky ECC nga autoritetet europiane duket se ka hapur “Kutinë e Pandorës” për bandat kriminale në vendin tonë, të cilat operojnë edhe jashtë vendit. Anversa, ashtu si Roterdami, është porta nga hyn kokaina në tregun evropian të drogës, ashtu si Amsterdami dhe Brukseli. Më të lehtët për t’u manipuluar dhe […]
Zbërthimi i mesazheve nga aplikacionet Sky ECC nga autoritetet europiane duket se ka hapur “Kutinë e Pandorës” për bandat kriminale në vendin tonë, të cilat operojnë edhe jashtë vendit. Anversa, ashtu si Roterdami, është porta nga hyn kokaina në tregun evropian të drogës, ashtu si Amsterdami dhe Brukseli. Më të lehtët për t’u manipuluar dhe për t’u përdorur si korrierë dhe jo vetëm janë të rinjtë që duanë më shumë para, pa shumë lodhje, e janë të gatshëm të rrezikojnë shumë. Pikërisht për këtë flet edhe kryeinspektori i Policisë Gjyqësore Federale, Yve Driesen. Në një intervistë për gazetën “De Morgen“, zyrtari belg thekson se mafia shqiptare është kthyer në një problem në qytetin e dytë më të madh të Belgjikës. Krahasimin e bën me të ashtuquajturën “mocro-mafia” (kriminelë dhe narko-trafikantë lokalë nga Belgjika dhe Holanda, kryesisht me origjinë nga Maroku dhe Afrika Qendrore).
A është mafia shqiptare po aq e fuqishme sa mokromafia?
Cili është ndryshimi me mokromafinë?
Sky ECC është bërë i padobishëm për krimin. A kanë zënë vendin e tyre telefonat e rinj që nuk ç’kodohen?
“Tashmë ka shumë alternativa dhe ne vazhdojmë të investojmë për t’i luftuar ato. Ne kemi krijuar një ekip të fortë për profesionistët dhe inxhinierët e IT. Falë përvojës sonë me Sky ECC, ne kemi ndihmuar kolegët për të goditur çdo lloj pajisje të koduar.”
Kush e drejton trafikun e drogës?
“Djemtë menaxhohen nga “togerë”, të cilët nga ana e tyre marrin urdhrat e tyre nga bosët kryesorë të drogës në Dubai, Marok apo Turqi. Këta lojtarë të mëdhenj ndonjëherë e fillojnë si lojtarë të vegjël dhe më pas i ngjisin vetë rangjet. Si Polici Gjyqësore Federale, ne përpiqemi të ndjekim majat e organizatës sa më shumë që të jetë e mundur, por siç e dini, bashkëpunimi me një vend si Dubai është i pamundur.”
Pikërisht kur kryekomisari Yve Driesen mbërriti në Antëerp pas verës së vitit 2020, dhuna për pazaret e prishura të drogës shpërtheu në rrugët e vendit të tij. Aksioni për ndalimin e tyre solli edhe deskriptimin e aplikacionit Sky ECC. Falë tij, Policia ka prova për lidhjet e grupeve kriminale. Por gjithashtu, trafikantët kanë gjetur mënyra të tjera.
“Bandat e drogës përshtaten si kameleonët,“-tha Driesen. Kështu që me kalimin e kohës, edhe Policia do të duhet ti përshtatet për të vazhduar luftën që duket se nuk ka fund./ZËRI
What's Your Reaction?