Furnizonte grupet kriminale me mina, pranga 45-vjeçarit, çfarë iu gjet në momentin e arrestimit
Një 45-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi u kap me 3 mina me telekomandë për shpërthim në distancë, të cilat i kishte fshehur në trup. Nga hetimet dyshohet se shtetasi Ilir Gjoka i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale, për kryerjen e krimeve kundër personit. Atij iu gjet edhe një sasi e vogël […]
Një 45-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi u kap me 3 mina me telekomandë për shpërthim në distancë, të cilat i kishte fshehur në trup.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi Ilir Gjoka i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale, për kryerjen e krimeve kundër personit.
Atij iu gjet edhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa në momentin e arrestimit.
“Shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas prodhonte mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “New Start”.
Në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar Ilir Gjoka, i cili mund të transportonte minat me telekomandë dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta ndaluar. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë, dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale, për kryerjen e krimeve kundër personit.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi I. Gj., 45 vjeç, banues në Lezhë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 minat (të montuara me celularë) dhe sasia e cannabisit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.
/a.r
What's Your Reaction?