GALERI / Fiton vajza me pamje djali, polemika për Miss-in në Francë

Për herë të parë në histori, një vajzë me flokë të shkurtra dhe pa format e zakonshme që jemi mësuar në konkurse bukurie, ka fituar titullin “Miss France” dhe menjëherë kanë shpërthyer polemikat. 20-vjeçarja Eve Gilles u kurorëzua përpara 7,5 milionë spektatorëve, të cilët ishin mësuar që Miss-i të ishte me flokë të gjatë dhe […]

Dhjetor 18, 2023 - 09:50
 0
GALERI / Fiton vajza me pamje djali, polemika për Miss-in në Francë
Reklamë
Reklamë

Për herë të parë në histori, një vajzë me flokë të shkurtra dhe pa format e zakonshme që jemi mësuar në konkurse bukurie, ka fituar titullin “Miss France” dhe menjëherë kanë shpërthyer polemikat.

20-vjeçarja Eve Gilles u kurorëzua përpara 7,5 milionë spektatorëve, të cilët ishin mësuar që Miss-i të ishte me flokë të gjatë dhe me forma trupore perfekte.

“Kemi parë Miss-e me flokë ta gjatë, por unë zgjodha një pamje androgjinore me flokë të shkurtër. Askush nuk duhet të na thotë se si duhet të dukemi. Gratë janë të ndryshme dhe të gjitha jemi të veçanta”, tha Gilles pasi mori çmimin.

Reklamë
Reklamë

Fituesja e Miss France zgjidhet me votat e publikut dhe të jurisë. Gilles doli e treta nga votat e publikut, ndërsa votat e jurisë e katapultuan në vendin e parë.

Eve Gilles është Miss-i i parë francez me flokë të shkurtra në historinë 103-vjeçare të konkursit të bukurisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.