Gati p/ligji ‘për gjendjen civile’, shtohen shërbimet online: Detyrim, deklarimi i vendbanimit e vendqëndrimit! Balla: Nxit regjistrimin e emigrantëve

Për të zgjeruar shërbimet online të gjendjes civile në procesin e transformimit digjital, qeveria propozon ndryshim të ligjit “Për gjendjen civile” ku qytetarët kanë detyrim të deklarojnë vendbanimin dhe vendqëndrimin. Në prezantim të draftit, ministri Taulant Balla tha se nisma ka për qëllim nxitjen e deklarimit të vendbanimit, në regjistrimin e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë […]

Maj 3, 2024 - 17:55
 0
Gati p/ligji ‘për gjendjen civile’, shtohen shërbimet online: Detyrim, deklarimi i vendbanimit e vendqëndrimit! Balla: Nxit regjistrimin e emigrantëve
Reklamë
Reklamë

Për të zgjeruar shërbimet online të gjendjes civile në procesin e transformimit digjital, qeveria propozon ndryshim të ligjit “Për gjendjen civile” ku qytetarët kanë detyrim të deklarojnë vendbanimin dhe vendqëndrimin. Në prezantim të draftit, ministri Taulant Balla tha se nisma ka për qëllim nxitjen e deklarimit të vendbanimit, në regjistrimin e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë territorit, ata me status refugjati apo me leje qëndrimi.

“Së pari duhet të plotësojmë kuadrin ligjor për të mundësuar kalimin e mëtejshëm të shërbimeve të GJC, online. E dyta ka të bëjë me saktësimin e përkufizimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit me qëllim harmonizimin e tyre edhe sipas Kodit Civil. E treta, ka të bëjë me një problematike që edhe ju e keni hasur në marrëdhënie me zgjedhësit që ka të bëjë edhe në marrëdhënie me regjistrat edhe në marrëdhënie me të dhënat demografike.

Trajtimi i rasteve kur fëmijët lindin të vdekur, me qëllim pasqyrimin e saktë, edhe në regjistra edhe në përllogaritjen demografike. E katërta ka të bëjë me adresimin e fenomenit të martesave fiktive, që kryesisht i referohen shfrytëzimit të artificës ligjore, të marrjes së mbiemrit të bashkëshortes dhe pretendon se ka marr identitet të për t’ju shpëtuar kufizimeve të caktuara. Kemi të bëjmë edhe me disa masa shtesë për mos deklarimin e vendqëndrimit dhe vendbanimit, mos harrojmë se këto janë të dhëna të domosdoshme për qytetarin, ku sipas parimeve të Kodit Civil dhe jo vetëm, qytetari e ka këtë lloj detyrimi për ta deklaruar, pasi përmes saj merr shërbime. E gjashta, ua japim edhe me ligj punonjësve të shërbimeve konsullore të gjithë gamën e shërbimeve të gjendjes civile”, shtoi ai.

Reklamë
Reklamë

Në ligjin e 2009 qytetarët kanë detyrim deklarimin e banesës ku jetojnë ndërsa në ligjin e ri parashikohen detyrimi të deklarojnë adresën e vendbanimit dhe vendqëndrimit, si edhe ndryshimin e tyre. Për opozitën drafti bën deformime demografike për arsye elektorale.

“Kërkoni të bëni manipulime për zgjedhje aty ku ju keni më pak zgjedhës për të bërë deformime zgjedhore. Pse duhet regjistrimi i bashkëkombësve për të votuar, ata nëse duhet të votojnë bëhet një listë në KQZ dhe ata regjistrohen vetë.. pse duhet të bëni një portal për ti regjistruar  … këto janë gjëra për të marrë masat për të marrë zgjedhjet në tavolinë.. duke bërë deformime demografike”, tha Çupi.

“Nuk kanë lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, shtoi Balla.

Komisioni i ligjeve do të votojë në një tjetër mbledhje draftin bashkë me rekomandimet. Ministri Balla veçoi se prej 1 majit të vitit 2022 kur gjendja civile ofroi shërbimet online janë lëshuar 11.5 milion certifikata duke u kursyer shqiptarëve rreth 13 milion euro kosto por edhe kohë fizike për të shkuar në zyrat e gjendjes civile./m.j

(Kliko per dokumentin e plote)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.