Geart Ferhati krijon Suapr.com : U shërben si nxënësve dhe mësuesve
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale po përhapet gjithnjë e më shumë për të lehtësuar jetën e përditshme të njerëzve dhe punët që ata kryejnë. Shfrytëzimin e kësaj teknologjike e ka bërë edhe gjimnazisti i “Sami Frashërit”, Geart Ferhati, i cili ka krijuar një platformë ku bashkëmoshatarët e tij në të gjithë Shqipërinë mund të mësojnë dhe […]
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale po përhapet gjithnjë e më shumë për të lehtësuar jetën e përditshme të njerëzve dhe punët që ata kryejnë. Shfrytëzimin e kësaj teknologjike e ka bërë edhe gjimnazisti i “Sami Frashërit”, Geart Ferhati, i cili ka krijuar një platformë ku bashkëmoshatarët e tij në të gjithë Shqipërinë mund të mësojnë dhe të zgjidhin detyrat.
Në “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, Ferhati tha se kjo platformë Suapr.com u shërben si nxënësve dhe mësuesve dhe se të gjitha zgjidhjet e ushtrimeve janë të kontrolluara nga profesionistë.
I pyetur nëse do shërbejë për të kopjuar, gjimnazisti tha kjo duhet të shërbejë për të mësuar dhe zhvilluar njohuritë.
“Kjo është platforme e parë në Shqipëri dhe Evropë që ndihmon nxënësit në mësim-nxënie përmes Inteligjencës artificiale. Kjo platformë është lancuar më 25 mars dhe është pritur shumë mirë, ku ka pasur 128 mijë kërkesa për të aksesuar këtë platformë. Ky është një ëebsite dhe mënyra si lindi ishte se shikoja se mënyra se si unë dhe bashkëmoshatarët të kishim diçka shtesë për të mësuar përtej shpjegimit të mësuesit në klasë. Mendova të bëj diçka që përmes aftësive të mia në Inteligjencën Artificiale që t’i vij në ndihmë bashkëmoshatarëve që jo të kopjojnë por ta mësojnë. Data entry i ushtrimeve është bërë nga një grup i miqve të i dhe këto zgjidhje janë të kontrolluar nga mësues profesionistë. Ne kemi bashkëpunuar që zgjidhjet e ushtrimeve të jenë të sakta. Unë mendoj se mund ta përdorin edhe vete për të bërë përgatitjet e mësimeve që do ju japin. Qëllimi im ka qenë tu vij në ndihëm edhe mësuesve edhe nxënësve”, tha Ferhati.
Gjimnazisti gjeni tha se “ka marrë dritën jeshile” edhe nga ministrja e Arsimit për ta zhvilluar më tej këtë platformë. Tashmë, tha ai, po punon që këtë platformë ta shtrijë edhe në Kosovë.
“Në bashkëbisedimin me ministren e pëlqeu si ide dhe më shprehu mbështetjen e saj për ta çuar përpara këtë projekt. Më dha dritën jeshile. Unë mendoj se nxënësi nuk besoj se do ju sjellë përtesë nga ana e tyre për ta marrë dhe kopjuar, në platformë i kam ofruar edhe shpjegim edhe zgjidhjen në mënyrë që të mësojnë. Kjo platformë nuk do jetë një platformë kopjimi por platformë mësimi. Shumë shpejt do shtrihem edhe në Kosovë”, tha ai.
What's Your Reaction?