Gërvalla: Drafti për Asociacionin nuk është shumë i mirë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se drafti i Asociacionit i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës, mirëpo theksoi se i njëjti nuk është shumë i mirë pasi ka shumë sfida të cilat duhet të adresohen. Megjithatë, kryediplomatja nuk tregoi nëse BE-ja ka [...]Read More...

Nëntor 24, 2023 - 13:09
Nëntor 24, 2023 - 13:24
 0
Gërvalla: Drafti për Asociacionin nuk është shumë i mirë
Reklamë
Reklamë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se drafti i Asociacionit i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës, mirëpo theksoi se i njëjti nuk është shumë i mirë pasi ka shumë sfida të cilat duhet të adresohen.

Megjithatë, kryediplomatja nuk tregoi nëse BE-ja ka inkorporuar komentet e qeverisë brenda këtij drafti.

Gërvalla para mediave pas raportimit në Komisionin për punë të jashtme në Kuvend, tha se institucionet e Kosovës nuk do të pranojnë asnjë lloj drafti që është në dëm të vendit.

Reklamë
Reklamë

“Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk është ferë pyetja pasi përgjigja nuk varet nga ne. Po të ishte për neve si qeveri ne menjëherë  të nesërmen do të kishim publikuar. Kjo është kërkesë e atyre që fasilitojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur (për mospublikim). Drafti është jo shumë i mirë ka shumë sfida, respekton shumë prej shqetësimeve tona prej të kaluarën dhe mendoj se është një bazë e mirë për të punuar me të. Mirëpo ne nuk jemi të tillë që në njërën anë i themi partnerëve tanë që respektojmë konfidencialitetin dhe në anën tjetër ju japim juve mediave drafte të caktuara. Ju lus të keni pak durim sa i përket draftit, pasi ju siguroj se nuk ka asnjë tentativë apo përpjekje dhe vullnet të kësaj qeverie dhe institucioneve për të pranuar drafte të cilat janë në dëm të Kosovës”, tha Gërvalla.

Përkitazi me këtë, ministrja  Gërvalla tha se takime trilaterale në Bruksel nuk mund të ketë, derisa s’ka sinjale të qarta nga BE-ja  për të ndëshkuar Serbinë pas sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator.

E pyetur për njohjet e reja, Gërvalla tha se nuk mund të thotë se kur mund të ketë të tilla, mirëpo po angazhohen çdo ditë për t’i siguruar ato./KosovaPress

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.