Gjermania gati të rikthejë ushtrinë me detyrim, rekrutim edhe për gratë

Pas ambicieve luftarake të Kremlinit, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, është i orientuar drejt rekrutimit të detyrueshëm për të gjithë 18-vjeçarët, siç

Maj 13, 2024 - 12:05
 0
Gjermania gati të rikthejë ushtrinë me detyrim, rekrutim edhe për gratë
Reklamë
Reklamë

Pas ambicieve luftarake të Kremlinit, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, është i orientuar drejt rekrutimit të detyrueshëm për të gjithë 18-vjeçarët, siç raporton edicioni i së dielës i gazetës britanike Telegraph duke cituar burime të mediave gjermane.

Përveç burrave, ministria gjermane po mendon të rekrutojë gra për të rritur numrin e forcave të armatosura.

“Sunday Telegraph” duke cituar burime të gazetës “Die Welt” raporton planet që janë hedhur në tavolinë për ta bërë ushtrinë gjermane (Bundeswehr) sa më të fuqishme.

Reklamë
Reklamë

Ekspertët ushtarakë në Berlin janë në fazat përfundimtare të diskutimit të tre opsioneve, dy prej të cilave përfshijnë një formë të rekrutimit. Siç u zbulua në mediat gjermane, ministri gjerman i mbrojtjes do të publikojë planet përfundimtare deri në qershor. Ndër opsionet që ai ka vënë për diskutim është kjo: që Gjermania të rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak njëvjeçar për burrat me moshën madhore, i cili ishte në fuqi deri në vitin 2011.

Ky opsion ka të bëjë edhe me gratë, gjë që megjithatë, do të kërkonte një ndryshim në Kushtetutën gjermane. Nga ana e tij, ministri gjerman i Mbrojtjes beson se mund të marrë dritën jeshile nga Bundestagu pasi opinioni publik i vendit do të ishte dakord. Një tjetër opsion do të zbatohej vetëm për burrat e moshës 18 vjeç, por jo për të gjithë. Fillimisht, 18-vjeçarët do të duhej të plotësonin një formular online dhe më pas të zgjidheshin për rekrutim, sipas informacioneve të zbuluara në gazetën Die Welt. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.